A e dini prej nga ka ardhë fjala Halloween

  • 31 October 2017 - 09:39
A e dini prej nga ka ardhë fjala Halloween

Fjala “Halloëeen” është certifikuar për herë të parë në shekullin XVI dhe përfaqëson një variant skocez të emrit të plotë “All-Halloës-Even”, domethënë nata Para të Gjithë Shenjtëve (në anglishten arkaike All Halloës Day). Megjithëse sintagma “All Halloës” gjendet në anglishten antike (ealra halgena mæssedæg, dita e meshës së të gjithë shenjtëve), All-Halloës-Even nuk u certifikua deri në 1556-n.

 Zhvillimi i termit dhe simboleve të lidhur me Halloëeen ka ecur duke u formuar me kalimin e kohës. Për shembull, prerja e kungujve për të krijuar fytyra të frikshme lidhet me traditën e prerjes së rrepave dhe shndërrimit të tyre në fenerë për të përkujtuar shpirtrat mbërthyer në Purgator. Rrepa është përdorur tradicionalisht për Halloëeen në Irlandë e Skoci, por emigrantët në Amerikën e Veriut përdornin kungullin vendës, që ishte i disponueshëm në sasi shumë të larta dhe ishte shumë më i madh, duke lehtësuar punën e prerjes.

Tradita amerikane për të prerë kungujt regjistrohet në vitin 1837 dhe ishte fillimisht e lidhur me kohën e korrjeve në përgjithësi, teksa u lidh specifikisht me Halloëeen rreth gjysmës së dytë të viteve ‘900.

(Kosova Sot)