< Pse pëllumbi simbolizon paqen? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse pėllumbi simbolizon paqen?

Pse pėllumbi simbolizon paqen?

Pëllumbi dhe në veçanti pëllumbi i bardhë njihet nga të gjithë popujt si mjeti më i përsosur për të simbolizuar paqen. Pavarësisht thashethemeve dhe miteve apo legjendave sipas Dhiatës së Vjetër të shkrimeve të shenjta (ose e njohur ndryshe Bibla), Noeja dërgoi pas përmbytjes një pëllumb të bardhë me synimin për të gjetur tokë të thatë.

Image

Pëllumbi u kthye pas pak kohe duke mbajtur në sqepin e tij një degë të njomë ulliri, shenjë që ujërat ishin tërhequr dhe se qetësia dhe paqja ishin kthyer në tokë. Por është për të përmendur se përveç pëllumbit paqen e simbolizon edhe dega e ullirit.

(Kosova Sot)

21 orë e 13 minuta më parë