A e rrezikojnë kafshët shendetin e fëmijëve?

  • 01 November 2017 - 11:03
A e rrezikojnë kafshët shendetin e fëmijëve?

Ankilostomozat dhe Askaridoz janë parazitë nematodë që jetojnë në aparatin gastrointestinal të qenve( toxocariasis canis) dhe maceve( toxocariasis cati).Këto parazitë mund të prekin dhe njerëzit (zoonoze) .Janë raportuar më shumë se 600 milion raste në njerëz  të prekur nga  këto parazitet.Mendohet se 30 deri 50 % e qenve dhe maceve kanë prezente këto parazitoza.Njerëzit infketohen nga i njejti parazit që prek kafshët,transmeton “Kosova Sot Online”.

Fëmijët dhe njerzit me sistem imun te dobët janë më të rrezikuarit .

Qentë/macet  infektohen me Ankilostomozat (hookworms) dhe Askaridoza duke ecur (shëtitur) ne vëndet ku kanë kaluar dhe defekuar qentë/macet e infektuara.Vezët dhe larvat e parazitit (me madhësi mikroskopike) ngjiten në këmbët e  kafshëve të shëndosha .Kështu kur qeni/macja pastrohet apo lëpihet , larvat dhe vezët kalojnë në aparatin tretës duke infektuar kshtu kafshët e shëndosha.Tre javë më vonë kafsha e infektuar përhap vezët dhe larvat e parazitëve kudo dhe në sasira të mëdha me anën e jashtëqitjes.

(Kosova Sot)