Kush e shpiku aparatin e fotokopjes?

  • 02 November 2017 - 09:23
Kush e shpiku aparatin e fotokopjes?

E kemi përdorur disa herë për fotokopjimin e dokumenteve të ndryshme. Mjafton që ta shtypim një buton të makinës “xerox” dhe nga dokumenti origjinal krijohen sa të duam kopje identike.

Si do që të jetë, kur ky zbulim ishte patentuar për herë të parë, askush nuk kishte shfaqur interesim për të. Kompanitë e mëdha, si “IBM”, “Kodak” dhe “General Electric” e kishin refuzuar ofertën e prodhimit të këtij aparati, por mundimi i shpikësit të tij, Çester F. Karlson, nuk shkoi huq, siç dëshmohet edhe nga përdorimi i madh i këtij aparati në ditët tona, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shpikësi i aparatit për fotokopjim, Çester Karlson, lindi më 8 shkurt të vitit 1906, në Sietëll të SHBA-së, por u rrit në Kaliforni. Në vitin 1930 ai diplomoi në fizikë, në Institutin kalifornian të Teknologjisë.

Por, meqë asokohe mbretëronte një krizë e madhe ekonomike, nuk kishte vende të punës. Por, më vonë, Karlsonit i shkon për dore ta gjejë një punë në Nju-Jork, në fabrikën e baterive “P. R. Mallory”. Karlson kishte vërejtur se çdo dokument duhej të bëhej në disa kopje, e ato bëheshin me dorë dhe një punë e tillë ishte tepër e mundimshme. Kjo edhe e shtyri atë që ta mendonte zbulimin e këtij aparati.

(Kosova Sot)