A keni parë ndonjëherë peshk me ...duar?

  • 03 November 2017 - 14:28
A keni parë ndonjëherë peshk me ...duar?

Mos ia lejoni vetes të bini pre e “buzëqeshjes” së ëmbël të këtij “vocërrakut” lozonjar, pasi në të vërtetë është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe toksik! Axolotls është një “qen uji”, i njohur ndryshe si “peshku që ecën”, për shkak të këmbëve dhe duarve që duket sikur ka,transemton Gazeta Kosova Sot. Peshku në fjalë, ose më saktë picërraku që shihni në fotot e mëposhtme, bën pjesë në familjen Ambystoma mexicanum dhe jeton si… “fanatazmë” (për shkak të lëkurës së bardhë dhe pothuajse transparente) në liqenet e Meksikës dhe lumin Xochimilco.

Gjatësia mesatare e axolotls është 15 cm, dhe vetëm në raste gjigantizmi mund të arrijë 1 m.

Ushqehet me peshq të vegjël, krimba dhe larva. Në rast se ndihet i kërcënuar, menjëherë sekreton nga goja substanca të ndryshme toksike, të cilat nëse vijnë në kontakt me njerëzit, mund të shkaktojnë akoma dhe vdekje.

Një ndër veçoritë më karakteristike të kësaj specieje të rrallë janë verzat e vendosura… jashtë trupit, mjaft të ngjashme me brirët, një element i veçantë që vendasit e lidhin me origjinën e përbashkët që mund të ketë me dragonët dhe përbindëshat.

Fakti që peshku me buzëqeshje të përhershme në fytyrë përbën një ndër pjatat më të pëlqyera të meksikanëve, qoftë i pjekur, i zierë, apo si supë terapeutike, e rendit atë në mesin e specieve më të rrezikuara sot për sot në botë.

(Kosova Sot)