Pse na duket se na ndjek hëna?

  • 08 November 2017 - 10:17
Pse na duket se na ndjek hëna?

Hëna duket se të ndjekë për shkak se është tepër larg. Ideja mund të tingëllojë e gabuar. Pas të gjithave si mund të duket diçka që është larg, se është duke të ndjekur ngado që shkon? Për ta kuptuar këtë duhet të fillojmë me objektet që janë shumë më afër. Kur jeni duke u vozitur në veturë, gjërat e afërta duket se lëvizin shpejt derisa ju i kaloni shpejt.

Një pemë apo një shtëpi pranë rrugës është para jush. Afrohet shpejt dhe pas pak minutash është larg prapa jush. Objektet që janë larg nuk duket se lëvizin shpejt. Nëse e shihni një ndërtesë të largët, ose një mal derisa jeni në një veturë në lëvizje, do ta vëreni se sa shumë kohë duhet për të kaluar pranë.

Jashtë në perëndim ju mund të lëvizni drejt maleve që asnjëherë nuk duket sikur afrohen. Hëna është më shumë se 321,869 km larg. Është aq larg sa lëvizja e veturës suaj nuk e ndryshon pozicionin e saj mjaftueshëm sa për ta vërejtur ju. Kështu që Hëna duket se ju ndjek ngado që shkoni.

(Kosova Sot)