Unazat e miqësisë

  • 08 November 2017 - 13:14
Unazat e miqësisë

Këto unaza flakëruese janë shumë të pëlqyeshme për fëmijët.

Materialet që ju nevojiten

        * Gërshërë

        * letër vizëlluese me ngjyra

        * material (stof) me lesh

        * Ngjitës i bardhë

        * Mjet për bërjen e vrimave në letër

        * Pastrues llullash

        * stoli të rreme, pulla etj.

        * laps

Udhëzime

1. Nga letra vizëlluese, preje një copë në formë zemre. Nëse në vend të letrës vizëlluese përdorni stof, atëherë së pari lyejeni atë me ngjitës dhe më pas priteni.

      2. Përdoreni një mjet të vogël për bërjen e vrimave në letër dhe bëni me të dy vrima në qendër, në zemër. Preni një copë të pastruesit të llullës dhe lidheni atë siç që shihet në foto.

      3. Vendoseni unazën në gishtin e fëmijës tuaj, për ta matur madhësinë. Përdridheni copën e pastruesit të llullës, derisa ta fitoni madhësinë e duhur. Preni copat e tepërta.

      4. Ngjitni me ngjitës stolitë false, pullat, apo gjësendet e tjera për dekorim. Lëreni ngjitësin që të teret. Me anë të lapsit mund të shkruani fjalët që dëshironi.

(Kosova  Sot)