< Faktet, që duhet t’i dini për sytë tuaj - OK KIDS - Kosova Sot
Faktet, qė duhet t’i dini pėr sytė tuaj

Faktet, qė duhet t’i dini pėr sytė tuaj

1. Sytë mund të “digjen” nga dielli

Rrezet e diellit mund të ndikojnë në sytë tuaj, ashtu sikurse që ndikojnë në lëkurë. Ndonëse kjo gjë nuk vërehet shumë në rastin e syve.

2. Njerëzit me sy të kaltër kanë të njëjtit paraardhës

Universiteti i Kopenhagës ka nxjerrë një studim, në të cilin thuhet që sytë e kaltër për herë të parë janë shfaqur para disa mijëra vitesh, më herët, të gjithë njerëzit kanë pasur sy ngjyrë kafe.

3. Qentë komunikojnë me njerëz nëpërmjet syve

Studimet kanë treguar që qentë komunikojnë me njerëzit nëpërmjet syve, mu sikur që komunikojnë foshnjat.

4. Qepallat e syve mbyllen dhe hapen rreth 28.000 herë në ditë

Mbyllja e qepallave, që bëhet 15-20 herë në minutë, sipas shumë shkencëtarëve bëhet me qëllim të pushimit të përkohshëm të trurit.

5. Kualiteti i shikimit varet nga forma e syve

Njerëzit të cilët nuk mund të shohin afër, kanë sy më të gjerë, ndërsa njerëzit që nuk shohin larg, kanë rrumbullak më të ngushtë të syve.

6. Syri i njeriut mund të detektojë më shumë se 10 milionë ngjyra

Ndonëse në realitet mund të mendohet e kundërta, pra që ka shumë pak ngjyra, besohet që syri i njeriut mund t’i kap miliona sosh.

(Kosova Sot) 

4 orë e 49 minuta më parë