< A e di ndokush recetën e “Coca-Cola”-s - OK KIDS - Kosova Sot
A e di ndokush recetėn e “Coca-Cola”-s

A e di ndokush recetėn e “Coca-Cola”-s

Kompanitë e mëdha botërore si puna e “McDonald’s” e “KFC” mundohen që t’i ruajnë recetat e tyre unike. Megjithatë, asnjëra nga këto kompani nuk kanë arritur që ta ruajnë recetën e tyre më mirë sesa gjiganti i pijeve të gazuara, “Coca-Cola”, për të cilën është thënë që vetëm dy njerëz e kanë ditur recetën dhe asnjëri nga ta nuk e ka ditur recetën e plotë, pra vetëm gjysmën e recetës. Kjo është thënë të jetë bërë për faktin që edhe nëse ndonjëri nga ta do ta tradhtonte kompaninë, ai nuk do të mund ta shiste të recetën e plotë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, sipas një pretendimi të bërë së fundmi, është e vërtetë që dy persona e dinë recetën e “Coca-Cola”-s, mirëpo që të dy e dinë recetën e plotë. Madje, thuhet që në një periudhë kanë qenë katër persona në botë që e kanë ditur recetën magjike. 

(Kosova Sot)

19 orë e 59 minuta më parë