Fakte interesante për trurin e njeriut

  • 16 November 2017 - 12:41
Fakte interesante për trurin e njeriut

1. Gjatë kohës kur ne flemë, në tru rrjedhë një lloj lëngu, që largon qelizat e panevojshme nga truri.

2. Truri vazhdon të zhvillohet deri në fund të viteve të dyzeta të jetës sonë.

3. Muzika është njëri nga aktivitetet e pakta që e përdorë gjithë trurin.

4. Truri përdorë 20 për qind të oksigjenit dhe gjakut të përgjithshëm në trupin tonë.

5. Një studim shkencor ka treguar që niveli i alkoolit prej 0.075 për qind në tru bën që njerëzit të jenë në gjendjen më të përshtatshme të kreativitetit.

6. Stresi afatgjatë mund t’i shkatërrojë disa neurone në tru përgjithmonë, që më pas ndikojnë në aftësitë e të mësuarit, kujtesë dhe në kontrollimin e arsyes.

7. 60 për qind e trurit është yndyrë.

8. Një njeriut mund t’i hiqet deri gjysma e trurit, pa u ndikuar aftësia e tij për të mbajtur mend.

(Kosova Sot)