Si të kujdesemi për lepurin?

  • 20 November 2017 - 12:05
Si të kujdesemi për lepurin?

Lepuri është shumë i përshtatshëm për ta mbajtur në shtëpi dhe është shumë i dashur për fëmijët sepse ai është një kafshë shumë i butë dhe e bukur.

Lepuri njihet si njëra ndër kafshët më frigacake, prandaj edhe sjellja me të ka shumë rëndësi. Nëse keni vendosur që të mbani një lepur në shtëpinë tuaj, ju duhet fillimisht të keni kohë të lirë të paktën një orë në ditë për të pastruar kafazin. Poashtu lepujt nuk e duan vetminë, prandaj nuk duhet lënë të vetmuar në shtëpi. Poashtu ambienti i juaj i shtëpisë duhet të jetë i qetë dhe duhet të keni parasyshë që lepuri lëshon shumë qime. 

Përsa i përket bukurisë, inteligjenncës dhe dashurisë, nuk ka ndonjë ndryshim midis mashkullit dhe femrës. Megjithatë, femrat janë në përgjithësi më të qeta, ndërsa meshkujt kanë një problem: në moshë të rritur, ata shënojnë territorin, domethënë muret dhe mobiljet e shtëpisë, nëpërmjet urinës. Ky veprim është instiktiv, kështu që nuk ka asnjë dobi në rast se e qortoni kafshën.

Në natyrë, lepujt janë kafshë që jetojnë në koloni të mëdha të përbëra nga dhjetra individë, gjë që bën të mundur që ata të mos vuajnë nga ndjenja e vetmisë. Prandaj, blini dy lepuj të vegjël femra: ato në përgjithësi shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën kur rriten së bashku dhe është edhe më mirë në rast se janë motra.

Kur vendosni për të blerë një lepur, duhet pasur parasysh edhe mosha e tij, sepse ai nuk duhet të ndahet shumë herët nga familja e tij. Për një ndarje jo traumatike dhe në mënyrë që ai të mësohet shpejt me jetën e tij të re, momenti më i mirë është rreth moshës shtatë – tetë javë. Por nuk është e thënë që të blihet medoemos një lepur i vogël, sepse edhe lepuri i rritur mësohet shumë shpejt të jashtëqitë në vendin e duhur dhe ai është më i qetë dhe bën më pak gabime kur lihet i lirë në shtëpi.
Lepuri është vetëm barngrënës, gjë që nuk do të thotë se ai ha vetëm bar, por që ushqimi i tij përbëhet kryesisht nga fibrat që ndodhen në bimët e ndryshme, në barin e thatë, në karota e fara. Lepuri duhet t’i përtypë shumë gjatë këto ushqime, sepse për të qenë të shëndetshme, dhëmbët e kafshës kanë nevojë të brejnë gjithë ditën ushqimet “bruto”. 

(Kosova Sot)