Pse vendosen guralecë në hekurudhë?

  • 21 November 2017 - 09:33
Pse vendosen guralecë në hekurudhë?

Guralecët, të cilët me shumë gjasë i keni vërejtur në hekurudha, shërbejnë për përforcimin e drunjve anësorë të hekurudhave, të cilët shërbejnë për përforcimin e vetë hekurudhës,transmeton Gazeta Kosova Sot.

 Ideja e vendosjes së guralecëve ka ardhur para afro 200 vjetësh dhe pothuajse prej atëherë nuk është ndryshuar fare. Kjo pasi që guralecët, të cilët shumicën e kohës nuk kanë punë për të bërë, kur treni kalon nëpër hekurudhë duhet të jenë në gjendje që ta ruajnë balancën e hekurudhës, punë të cilën e bëjnë për mrekulli. Këta guralecë gjithashtu parandalojnë edhe rritjen e barishteve, që, në të kundërtën, do të mund t'i mbulonin hekurudhat.

(Kosova Sot)