Bëje dorëzën tënde të tëlyenit

  • 30 July 2015 - 14:50
Bëje dorëzën tënde të tëlyenit

Temperatura e brendshme e pinguinëve është 37.8 °C deri 38.9 °C dhe atyre u duhet ta mbajnë këtë temperaturë për të mbijetuar. Për t’u nxehur, ata i kthejnë pjesët e errëta të tyre kah dielli, në mënyrë që të absorbojnë nxehtësi. Por, arma e tyre më e fuqishme kundër të ftohtit janë puplat e tyre, të cilat e pengojnë depërtimin e ujit dhe erës. Këto pendla sigurojnë një izolim rreth 80 për qind  nga të ftohtit. Kjo është e rëndësishme, meqë pinguinëve u duhet të hyjnë në ujëra të ftohta për t’u ushqyer me peshq.

Shtatë nga 17 llojet e pinguinëve jetojnë në Antarktik. Ata kanë pupla më të gjata dhe një shtresë më të trashë të dhjamit sesa pinguinët që jetojnë në Zelandë të Re, Afrikë, Australi dhe Amerikë Jugore. Ja një projekt që ndihmon në mbrojtjen nga të ftohtit.

Image

Çka të duhet

• 2 enë

• ujë

• katror akulli

• tëlyen bimor

• faculeta letre

• Një kohëmatës

• Një termometër

Image

Çfarë të bëni?

Mbushi enët me katrorë akulli dhe ujë.

2. Mate temperaturën e ujit. Shkruaje këtë në një tabelë.

3. Mbuloje gishtin tregues të një dore me tëlyen.

4. Gishtin tregues të secilës dorë fute në enët e mbushura me akull dhe ujë. Njeriu që e ka kohëmatësin duhet të thotë “tani” dhe ai do ta matë kohën gjatë së cilës ju mbani gishtat në enët me akull dhe ujë. Sapo të bëhet e padurueshme, duhet ta heqësh gishtin nga ena.

5. Mbaj shënime se sa gjatë mund ta mbash secilin gisht në enët me ujë dhe akull. Prit që gishtave t’u kthehet ngjyra e mëparshme. Përsërite këtë eksperiment edhe dy herë të tjera, gjithsej tri herë.

6. Përsërite këtë projekt, por me ujë të nxehtë në enë.

7. Shkruaji rezultatet në tabelë. (Kosova Sot)