Zelanda e Re

  • 25 November 2017 - 11:15
Zelanda e Re

Zelanda e Re përbëhet nga dy ishuj kryesorë, të cilët gjenden në Oqeanin Paqësor të jugut. Malet, akullnajat dhe vullkanet i bëjnë këta ishuj të bukur për t’i vizituar dhe eksploruar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ua sjellim të dhënat kryesore rreth Zelandës së Re, rreth popullit dhe kulturës së këtij vendi.

Emri zyrtar: Zelanda e Re

Sipërfaqja: 268 680 kilometra katrorë

Numri i banorëve: 4 290 347 (në vitin 2011)

Kryeqyteti: Uellington

Gjuhët zyrtare: anglisht, maori

Valuta: Dollari i Zelandës së Re (NZD)

Përqindja e atyre që dinë shkrim-lexim: 99%

Klima: Dimri është me shi dhe me stuhi, kurse vera me diell dhe e kthjellët

Produktet bujqësore: gruri, elbi, patatet, rrushi, kivi, produktet e qumështit, leshi i dhenve, mishi i gjedheve

Industritë kryesore: e drurit dhe letrës, makinerive, veshmbathjeve, minierave, turizmit.

(Kosova Sot)