Çfarë ngjyre ka gëzofi i ariut polar? - OK KIDS - Kosova Sot
Çfarë ngjyre ka gëzofi i ariut polar?

Çfarë ngjyre ka gëzofi i ariut polar?

Gëzofi i ariut polar është i tejdukshëm. Ai nuk ka ngjyrë. Arinjtë polarë duken të bardhë për shkak se gëzofi i tyre reflekton pjesën e dukshme të dritës. Natyrisht, fakti që janë të bardhë u ndihmon arinjve polarë të përshtaten me ngjyrën e akullit dhe dëborës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gëzofi po ashtu e mbron ariun polar nga të ftohtit. Qimet e gëzofit nuk e lënë nxehtësinë të largohet nga trupi, duke e kthyer atë te lëkura e ariut, e cila është e zezë. Në të kaluarën, shkencëtarët i kanë studiuar arinjtë polarë dhe kanë parë se gëzofi i tyre e ka një aftësi të madhe në ruajtjen e nxehtësisë.

(Kosova Sot)

9 orë e 34 minuta më parë
25/05/18