Origjina e Santa Klausit – Babadimrit

  • 04 December 2017 - 12:49
Origjina e Santa Klausit – Babadimrit

Versioni amerikan i Shën Nikolasit, ose Santa Klausit (Babadimrit), e ka origjinën nga versioni danez, i quajtur Sint Nikolas ose Sinterklas. Emigrantët danezë në Nju-Amsterdam (Nju-Jork) ishin ata që sollën këtë traditë të këndshme dhe të gjallë në Amerikë.

Versioni aktual i Santa Klausit është shndërruar në një mit dhe simbol, i cili i ka disa karakteristika:

Tetë drerë veriorë fluturues, ku më pas atyre iu shtua edhe dreri me hundë të kuqe, Rudolf.

Një shtëpi të vendosur në, apo afër Polit të Veriut.

Shprehia që të mbushë çorapet me dhurata natën e 24 dhjetorit.

Po ashtu edhe shprehinë që të hyjë në shtëpi nëpër vrimën e oxhakut.

Burimi më i rëndësishëm i versionit të tanishëm të Santa Klausit vjen nga një poemë kërshëndellash – ajo me titull “A Visit From St. Nicholas” (“Një vizitë nga Santa Klausi”), e shkruar nga Klement C. Mur. Ky poet e kishte shkruar këtë vjershë për fëmijët e tij në vitin 1823, por më vonë ajo u botua për publikun e gjerë dhe përfshiu edhe vizatimin e Santa Klausit (nga Tomas Nasti) sikur që e njohim edhe ne sot.

Por, figura e vjetër e Santa Klausit përfshin shumë tradita: të krishtera apo pagane, katolike të vjetra, skandinave, holandeze, gjermane dhe angleze.

Fëmijët në tërë botën e dinë se kush është Santa Klausi... përkundër faktit se tani ka shumë të tillë që thonë se figura e tij përdoret më shumë për qëllime të përfitimeve, pra është komercializuar.

Ai na përkujton idenë e dhurimit, dhënies; të gjithë ne jemi së bashku në këtë planet.

Prandaj, le të jemi të afërt me njëri-tjetrin.

Në SHBA dhe Kanada emri i tij është Santa Klaus.

Në Kinë, ai quhet Shengdan Laoren.

Në Angli ai quhet Baba Kërshëndella, ku ka një pallto dhe mjekër më të gjatë.

Në Francë, emri i tij është Pere Noel.

Në Gjermani, fëmijët marrin dhurata nga ‘Christindl’, Krishti fëmijë.

Zakonet e sezonit të kërshëndellave në vendet spanjisht-folëse kanë shumë ngjashmëri, por edhe shumë variante. Pjesa më e madhe e Amerikës Latine dhe Spanjës i përket fesë katolike. Në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, fëmijëve dhurata u sjell ‘Niño Jesus’, apo thënë shqip, Jezusi fëmijë.

Në Itali, Santa Klausi quhet Babbo Natale, gjë që dmth Babai Kërshëndella. Edhe banorët e Italisë kryesisht janë katolikë.

Në Marok, Santa Klausi njihet me emrin Piteri i Zi.

Në Japoni Santa Klausi njihet po me këtë emër, apo shkurt Santa, por fëmijët shpesh e quajnë atë "Santa no ojisan", që në shqip dmth ‘xhaxhi Santa’.

Në Suedi, ‘Jultomten’ viziton fëmijët në mbrëmjen para kërshëndellave, duke tërhequr një thes të madh të mbushur me ‘julklappar’ (dhurata kërshëndellash) nëpër borën e madhe.

Santa Klausi holandez është shumë më i hollë sesa ai amerikan. Ai kalëron një kalë të bardhë dhe ndihmohet nga disa ‘Zwarte Pieten’ (Piter të zi) për të shpërndarë dhuratat. Ai arrin të shtunën e parë të nëntorit me anije. Në mbrëmje, fëmijët holandezë këndojnë këngë pranë zjarrit, apo në dhomën e ndejës, duke lënë çorapet me dhurata (psh vizatime të Santa Klausit). Në mëngjes, ata gjejnë çorapet e tyre të mbushura me sheqerka dhe dhurata të tjera të vogla.

 (Kosova Sot)