Babadimri me material letre - OK KIDS - Kosova Sot
Babadimri me material letre

Babadimri me material letre

Çka ju duhet:

-Pjatë letre

-Shtupa pambuku

-Lëvore të hudhrës

-copëza letre dhe/ose tekstili

-ngjitës

-gërshërë

-ngjyrë dhe brusha (tempera ose ngjyra uji)

Çfarë duhet të bëni:

-Mblidhni materialet.

-Ngjyrosni pjatën e letrës me ngjyrë lëkurë në pjesën e sipërme dhe me ngjyrë të bardhë në pjesët tjera dhe lëreni të thahet.

-Preni një formë të mustaqeve nga letrat me ngjyra. Ngjitheni në pjatë në vendin e duhur.

-Ngjitni shtupat e pambukut në formën e mustaqes.

-Ngjiteni një copëz të vogël të letrës me ngjyrë rozë në qendër të mustaqeve në vend të hundës.

-Ngjitni lëvoret e hudhrës në zonën ku duhet të ishte mjekra e Babadimrit. Nëse nuk keni lëvore të hudhrës thjeshtë përdorni pambuk.

-Përdorni ngjyrat për të krijuar sytë dhe vetullat.

-Preni një formë të kapelës nga tekstili me ngjyrë të kuqe apo nga letrat e ngjyrosura. Ngjiteni atë në pjesën e sipërme të pjatës.

-Ngjiteni një shtupë pambuku në fund të kapelës.

-Ngjiteni pambukun në pjesën e poshtme të kapelës për të krijuar fundin e kapelës. Referojuni fotografisë.

-Zbukurojeni kapelën me temin dhe forma të prera nga letrat e ngjyrosura.

(Kosova Sot)

 

 

 

 

 

 

15 orë e 40 minuta më parë
22/04/18