Jeta e rosës: në ujë, por nuk laget - OK KIDS - Kosova Sot
Jeta e rosės: nė ujė, por nuk laget

Jeta e rosės: nė ujė, por nuk laget

Kur të dilni nga pishina, deti, apo vaska e banjës, sikur që e dini, do të jeni të lagur. Por, sikur të ishit rosa, ju do të mund të notonit sa t’ua kishte dashur qejfi dhe do të dilnit nga uji pa u lagur fare. Ndoshta duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Sekreti fshihet në shtresën e pendlave të lëmuara, të cilat pengojnë depërtimin e ujit, si dhe i ndihmojnë rosës që të notojë. Për më tepër, rosat prodhojnë një lloj yndyre, me të cilën, me anë të sqepit, lyejnë pendlat e tyre. Dhe, meqë uji dhe vaji nuk përzihen, uji vetëm rrëshqet nëpër sipërfaqen e trupit të patës, pa e lagur atë. Del se edhe rosat paskan pajisjen e tyre të notimit, por jo në formë të jelekut të sigurisë, apo mbathjeve të notit që përdorim ne. Kjo ka të bëjë edhe me shputat e rosave, të cilat janë të përshtatshme për të notuar, meqë e kanë një lëkurë të gjerë midis gishtave, por një gjë e tillë e vështirëson ecjen e tyre nëpër tokë.

(Kosova Sot)

12 orë e 12 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa