Pse zjarri është i nxehtë?

  • 17 December 2017 - 15:58
Pse zjarri është i nxehtë?

Çdo gjë që digjet, ka energji brenda vetes. Kur ai të digjet, energjia lirohet shpejt në formë të nxehtësisë dhe dritës, gjë të cilën ne e shohim si zjarr.

Për shembull, energjia e dritës së diellit ruhet (magazinohet) në drunj. Me rritjen e drunjve, ai absorbon sasi shtesë të dritës së diellit dhe e përdor këtë energji për t’i shndërruar molekulat e ujit dhe dioksidit të karbonit në molekula më të mëdha.

Zjarri ndizet kur druri nxehet në një temperaturë të caktuar. Në atë rast, disa nga molekulat e mëdha ndahen nga druri dhe fluturojnë në ajër. Këto molekula reagojnë me oksigjenin në ajër dhe përsëri zbërthehen në dioksid të karbonit dhe ujë, me ç’rast lirohet nxehtësia dhe drita.

Pra, zjarri është i nxehtë për shkak se ndodh një lirim i shpejtë i energjisë, e cila është grumbulluar për vite të tëra.

(Kosova Sot)