Si formohet djersa? - OK KIDS - Kosova Sot
Si formohet djersa?

Si formohet djersa?

Djersa krijohet nga disa miliona gjëndra të vogla të djersës që gjenden në lëkurë. Ato gjenden me shumicë në shuplakat e duarve dhe shputat e këmbëve. Çdo gjëndër e djersës e ka hapjen e vet në lëkurë. Detyra e djersës është që, duke u avulluar, ta ftohë trupin, respektivisht ta mbrojë atë nga tejnxehja.

Prodhimi i djersës kontrollohet pjesërisht nga sistemi nervor, nëpërmjet reflekseve automatike. Në kushte normale, trupi i njeriut prodhon rreth gjysmë litri djersë, pjesa më e madhe e së cilës avullohet menjëherë, pa e hetuar ne. Por, gjatë ditëve të nxehta, si dhe gjatë aktiviteteve të mëdha fizike, sasia e djersës mund të dhjetëfishohet.

Djersa është një tretësirë e filtruar nga gjaku. Kryesisht përbëhet nga uji, por ka edhe një sasi të vogël të kripës dhe substancave kimike organike. Djersa nuk ka kurrfarë arome, por më vonë, si rezultat i ndikimit të baktereve, ajo fillon që të kundërmojë. 

(Kosova Sot)

4 orë e 58 minuta më parë
15/10/18