Çka ka në gjithësi? - OK KIDS - Kosova Sot
Çka ka në gjithësi?

Çka ka në gjithësi?

Gjithësia nuk është e mbushur vetëm me planetë dhe yje. Ka shumë objekte të tjera, që shkencëtarët mund të takojnë derisa janë në hulumtim e sipër të kozmosit. Ja disa nga to:

Meteorët janë pjesë të shkëmbinjve ose të copëzave, që gjenden në hapësirë. Ato janë zakonisht fragmente të kometave ose asteroideve. Kur një meteor hyn në atmosferën e Tokës, zakonisht ai digjet. Nëse kjo nuk ndodh, ai njihet si meteor ose si një yll që bie. Meteorët që bien në tokë quhen meteoritë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Asteroidet janë objekte shkëmbore që gjenden rreth diellit dhe janë më të vegjël se planetët, por më të mëdhenj se meteorët. Asteroidet është e mundur të jenë mbetje të shkëmbinjve nga formimi i universit. Zakonisht kanë një formë jo të rregullt dhe janë të mbushur me kratere. Shumë prej asteroideve gjenden mes Jupiterit dhe Marsit, në një zonë të njohur si rrip i asteroideve. Njerëzit kanë udhëtuar në hapësirë vetëm për 50 vjet, por tashmë kanë lënë pas shumë mbeturina në hapësirë. Ka satelitë të vjetër, pjesë të thyera të anijeve kozmike dhe objekte që u kanë rënë astronautëve. Çdo copëz mund të dëmtojë pajisjet e ndjeshme. Më qershor 2011, astronautët, që ndodheshin në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, u detyruan ta evakuojnë anijen kozmike ruse ‘Soyuz’, që ishte futur në stacion, pasi kishte kishin parë mbeturina kozmike, që ishin drejtuar nga ata.

Kometa është e krijuar nga gazi i ngrirë, shkëmbinjtë, pluhuri dhe akulli. Është sikur një top kozmik i borës, që gjendet në hapësirë. Kometat lëvizin në një orbitë eliptike (me formë ovale) rreth diellit. Kur një kometë afrohet më afër diellit, ajo ngrohet dhe pjesë të saj fillojnë të shkrihen. Pluhuri dhe gazrat e saj shpërndahen në copëza që mund të jenë disa km, disa qindra e, madje edhe disa qindra miliona km larg.

Meteoriti më i madh i regjistruar ndonjëherë është gjetur në Namibi. I njohur si meteoriti ‘Hoba’, ai peshon 66 tonë

Jeta dhe ‘Twitter’-i në hapësirë

Më 1998, pjesët e para të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) u lansuan në orbitë. Që prej vitit 2000 ISS-ja ka qenë tërë kohën e zënë nga një ekip i astronautëve dhe shkencëtarëve qarkullues. Nga shtatori e deri në nëntor 2012, ai ekip përfshinte edhe Sunita Williams-in, komandante e ekspeditës 33. Williams-i dhe astronautët e shkencëtarët e tjerë nga mbarë bota performuan hulumtime shkencore në lidhje me të dhënat e mbledhura, që kanë të bëjnë me kushtet në galaksinë e ‘Rrugës së Qumështit’ dhe më tej. Shumë prej eksperimenteve të tyre janë fokusuar në aftësinë e njerëzve për të jetuar dhe për të punuar në hapësirë gjatë periudhave të gjata kohore. Duke iu falënderuar një përditësimi të ‘software’-it në ‘ISS’, astronautët, që gjenden në stacion tani, kanë mundësi që të kenë qasje në internet për përdorim personal. Kjo e lejoi Williams-in dhe banorët e tjerë të stacionit që të ndajnë informata në lidhje me çdo gjë prej lansimit e deri në kthim në tokë nëpërmjet ‘Twitter’-it. Williams-i shkroi një ‘tweet’ në lidhje me eksperimentet, ecjet në hapësirë, pranimin e pakove dhe më shumë. Ajo postoi, gjithashtu, edhe shumë fotografi. Ajo, madje e bëri një lloj ‘kuizi gjeografik’ çdo javë. Për secilin kuiz ajo postoi edhe një fotografi të asaj pjese të Tokës mbi të cilën ndodhej stacioni në atë kohë dhe i sfidoi lexuesit që t’i emëronin lokacionet.

(Kosova Sot)

22 orë e 48 minuta më parë
25/04/18