Pse nganjëherë shohim ëndrra, e nganjëherë jo? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse nganjėherė shohim ėndrra, e nganjėherė jo?

Pse nganjėherė shohim ėndrra, e nganjėherė jo?

Duket se në mos të gjithë, atëherë shumica e njerëzve shohin ëndrra. Njerëzit ëndërrojnë 1-2 orë çdo natë.

Si mund ta dimë këtë? Kryesisht duke i studiuar njerëzit duke fjetur. Kur truri është aktiv, ai e zhvillon një rrymë të vogël elektrike, e cila mund të regjistrohet mbi lëkurën e kokës. Shkencëtarët e quajnë këtë elektricitet me një emër të veçantë - elektroencefalogram, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një gjë tjetër që mund të ndodhë gjatë gjumit është lëvizja e syve, e quajtur REM (nga anglishtja: rapid eye movement - lëvizja e shpejtë e syve). Është parë se tri gjëra: ëndërrimi, një lloj special i aktivitetit elektrik, si dhe gjumi REM - të gjitha shkojnë së bashku. Gjatë këtyre periudhave të gjumit REM mund të thuhet me saktësi se personi është duke parë ëndërr.

Shkencëtarët mendojnë se thuajse të gjithë gjitarët dhe zogjtë shohin ëndrra, sepse ata kanë periudha të aktivitetit trunor që ngjajnë me gjumin REM te njerëzit.

Nëse nuk zgjohemi derisa jemi duke ëndërruar, neve zakonisht nuk na kujtohen ëndrrat. Prandaj, kur të zgjohesh në mëngjes dhe nuk të kujtohet se ke parë ndonjë ëndërr, dije se ke parë, por nuk të kujtohen.

(Kosova Sot)

12 orë e 55 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa