Çfarë përmban ushqimi i kafshëve?

  • 22 December 2017 - 15:35
Çfarë përmban ushqimi i kafshëve?

Në treg qarkullojnë shumë lloje ushqimesh për kafshët, të lëngët dhe të ngurtë. Ka shumë kompani që ofrojnë ushqimet të tilla sa zgjedhjet janë të panumërta,transmeton “Kosova Sot”.

Emri i ushqimit
Pavarësisht zgjedhjes, kroketa apo konservë, vlerësimi i parë që bëni për ushqimin, përpara se ta porositni është emri dhe përshkrimi i tij. Shoqata e kontrollit të ushqimit në Amerikë ka vendosur disa kritere për kompanitë që prodhojnë ushqimin e kafshëve në atje. Më poshtë po ju listojmë rregullat kryesore në etiketë;
100%. Ky term nuk mund të përdoret në të gjitha rastet pasi ushqimet kanë më shumë se një përbërës, përveç ujit që shërben si tretës.
Vakti. Ushqimi i etiketuar si i tillë duhet të përfshijë një përbërës që përmban të paktën 25% të peshës së produktit.
Kuptimi i përbërësve
Tendenca e ushqimit për macet dhe qentë drejtohet drejt një diete me proteina dhe karbohidrate të shëndetshme që luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e tyre. Vitaminat, mineralet por edhe yndyrat janë të rëndësishme gjithashtu, por si përcaktohen ketë elementë në etiketën e ushqimit?
Në etiketë, përbërësit ushqimorë renditen me rend zbritës në bazë të sasisë në përmbajtjen totale të ushqimit, në këtë rast kuptojmë dhe përbërësit më cilësorë. Ekspertët e ushqimit dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve bien dakord në një gjë; Ata kundërshtojnë përfshirjen e elementëve mbushës në ushqimin e kafshëve, të tipit; miell, grurë, misër apo elementë të tjerë jo ushqyes për kafshët.
I thatë apo konservë?
Për këto dy terma ka mendime të ndryshme, disa preferojnë ushqimin në konservë sepse ka më tepër proteina, në krahasim me ushqimin me kokrra. Disa të tjerë preferojnë këtë të fundit pasi ndihmon kafshët në ruajtjen e dhëmbëve dhe kujdesin e tyre ndaj krijimit të gurëzave.
Të zgjedhësh ushqimin më të mirë për qenin ose macen tuaj është gjithmonë rraskapitëse, shkruan Living. Pyesni veterinerin, ai përcakton edhe një dietë të veçantë që kafsha juaj mund të ketë nevojë në atë moment dhe në varësi të peshës së tij trupore.
 

(Kosova Sot)