A e dini se...? - OK KIDS - Kosova Sot
A e dini se...?

A e dini se...?

Pasi që keni kaluar orë të tëra duke punuar para ekranit të kompjuterit, nëse e shikoni një letër të bardhë, atëherë ajo me gjasë do t’ju duket ngjyrë rozë.

Në biznes-kartën e kriminelit Al Kapone thuhej se ai ishte shitës mobiliesh.

Albert Ajnshtajni dhe Çarls Darvini ishin të martuar me kushërirat e tyre të para (Elsa Loventhal dhe Ema Uexhvud).

Të gjitha substancat kimike që gjenden në trupin e njeriut, sikur të shiteshin, do të vlenin rreth 6.25 euro.

Tërë rezervat e qymyrit, naftës, gazit dhe drurit që gjenden në Tokë, do të siguronin djegien e Diellit vetëm për disa ditë.

Të gjitha mjellmat në Angli janë pronë e mbretëreshës.

Alfabetet kryesore të botës së sotme e kanë prejardhjen nga një alfabet të shpikur para 3,600 vjetësh në Lindjen e Mesme. Ky alfabet njihej me emrin alfabeti semitik verior. 

(Kosova Sot)

22 orë e 59 minuta më parë
21/07/18