Fakte interesante për Evropën - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante për Evropën

Fakte interesante për Evropën

Siç e dimë të gjithë, Kosova gjendet në kontinentin e Evropës, prandaj është mirë t’i dimë disa fakte rreth saj.

Evropa ka shumë atraksione të mëdha, të cilat kanë rëndësi historike dhe kulturore. Disa nga pamjet më të bukura natyrore po ashtu gjenden në Evropë. Klima e Evropës është më e butë krahasuar me pjesët e tjera të botës, që kanë lartësi të njëjtë mbidetare. Kontinenti i Evropës ka relieve të ndryshme, duke filluar nga shkëmbinjtë, deri te fushat e rrafshëta! Është e vërtetë se Evropa tërheq me miliona vizitorë për shkak të bukurive të saj natyrore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja edhe disa fakte të tjera interesante rreth Evropës:

Evropa e ka një përzierje interesante kulturash. Këtu mund të gjendet balanca midis krishterimit dhe islamizmit.

Oqeani Arktik gjendet në veri të Evropës, derisa në perëndim të saj gjendet Oqeani Atlantik. Në pjesën lindore, Evropa ndahet nga Azia me anë të maleve Ural, lumit Ural, si dhe me anë të Detit Kaspik. Deti Mesdhe gjendet në jug të Evropës, kurse malet e Kaukazit dhe Deti i Zi gjenden në pjesën juglindore të Evropës.

Në aspektin gjeografik, Evropa shtrihet në rreth 10.180.000 kilometra katrorë të sipërfaqes së Tokës.

Sikur që u tha edhe më lart, kultura e Evropës është shumë e ndryshme. Krishterimi është feja dominuese gjatë mijëvjeçarit të fundit. Në Evropë ka shumë vende që kanë fe zyrtare.

Në Evropë kultivohen zhanre të ndryshme të muzikës, duke filluar nga muzika tradicionale, deri te muzika popullore dhe roku. Për shembull, muzika e Evropës qendrore dallohet nga muzika e Evropës lindore.

Në Evropë mbahen festivale të ndryshme të muzikës dhe filmit, sikur që është Festivali i Filmit në Kanë të Francës.

Qyteti i Vatikanit konsiderohet të jetë shteti më i vogël i pavarur i Evropës. Në këtë qytet-shtet gjenden disa nga veprat më të njohura të artit, të punuara nga artistët me nam, si Botiçeli, apo Mikelanxhelo.

Evropa ka shpikur shumë sporte, të cilat më pas u bënë të njohura në tërë botën. Kriketi lindi në pjesën jugore të Anglisë, kurse golfi lindi në Skoci.

Filozofia e Evropës e gëzon një konsideratë të lartë në tërë botën. Ka shumë lëvizje filozofike që kanë lidhje me historinë e Evropës, sikur p.sh. romantizmi, idealizmi, humanizmi, postmodernizmi etj.

(Kosova Sot)

3 orë e 56 minuta më parë
20/06/18