Ç’janë inercia dhe lëvizja?

  • 02 August 2015 - 21:01
Ç’janë inercia dhe lëvizja?

Ideja e inercisë aplikohet ndaj gjërave që lëvizin, sikur që janë topat, lakuriqët, avionët dhe automobilat. Çdo gjë që është në qetësi, i palëvizshëm, mbetet e tillë derisa ndonjë gjë tjetër nuk e vë në lëvizje. Në një rast të tillë, trupi vihet në lëvizje. Dhe, derisa është në lëvizje, ai tenton që të vazhdojë me lëvizje në një vijë të drejtë, derisa ndonjë forcë tjetër të mos e detyrojë të ndalet, apo ta ndërrojë drejtimin.

Pra, thënë thjesht, ideja e inercisë nënkupton se trupat fizikë tentojnë që të vazhdojnë ta bëjnë atë që janë duke e bërë.

Kur diçka është duke lëvizur, e ka vrullin e tij. Sa më i rëndë që të jetë ai trup dhe sa më shpejt që të jetë duke lëvizur, aq më vështirë do të jetë që të ndalet. Pra, vrulli tregon se sa vështirë është që të ndalet një trup që është në lëvizje.

Në jetën e përditshme, vazhdimisht ekziston një rezistencë ndaj lëvizjes, të cilën ne e quajmë fërkim. Fërkimi vepron në drejtim të kundërt me lëvizjen. Ai ndikon që të ngadalësohet shpejtësia e lëvizjes dhe që trupi të kthehet përsëri në gjendjen e qetësisë.

Edhe gjërat më të thjeshta, kur të shpjegohen me fjalë, pa i parë, duken më të komplikuara sesa që janë, prandaj mënyra më e mirë që ta kuptoni këtë që thamë është t’i shikoni objektet lëvizëse se si sillen ato në ambient.

(Kosova Sot)