Greqia antike - OK KIDS - Kosova Sot
Greqia antike

Greqia antike

Fakte të shpejta

•        Orakulli i Delfit, që daton nga viti 1400 para erës së re, ishte vendi më i njohur i shenjtë në Greqi dhe konsiderohej qendër e botës.

•        Orakulli në Delfi njihet edhe me emrin Pithia ose Sibila.

•        Njerëzit besonin se Pithia mund ta shihte të ardhmen.

•        Njerëzit udhëtonin nga të gjitha pjesët e Greqisë dhe përtej, për t’i bërë pyetje Orakullit të Delfit, duke filluar nga ajo se kur të mbillnin të lashtat, e deri te parashikimi i fatit në luftë. Nëse njerëzve nuk u pëlqenin parashikimet e Pithias, ajo mund të bënte parashikime të tjera, mjaftonte që të jepje më shumë ar.

•        Qytetet-shtete të Greqisë ishin pajtuar që të punonin së bashku për ta mbrojtur Delfin, që gjendet në Malin Parnas.

•        Orakulli i Delfit ishte vend fetar që nga kohët parahistorike, deri në vitin 395 të erës së re, kur perandori romak Teodosius urdhëroi mbylljen e tij.

•        Sipas legjendës greke, Olimpiada e parë u zhvillua në vitin 776 para erës së re. Sa i përket origjinës së olimpiadës, ka mendime të ndryshme. Disa thonë se Herkuli i ka themeluar ato, me sjelljen e drurit të shenjtë të ullirit në Olimp. Të tjerët thonë se Pelopsi ishte ai që e filloi Olimpiadën e parë.

•        Olimpi ishte i famshëm për tempujt dhe monumentet e tij, sidomos për statujën e Zeusit, të përbërë nga ari dhe fildishi. Kjo është njëra ndër mrekullitë e Botës antike.

•        Porta e Luanit e Mikenit, që ishte në hyrje të qytetit të Mikenit, ishte ndërtuar rreth vitit 1250 para erës së re. Mikeni ishte qendër tregtare dhe kulturore.

•        Triremat ishin lloj anijesh të ndërtuara në Greqi dhe të përdorura rreth shekullit V para erës së re. Këto anije, që përdoreshin për luftë, ishin të shpejta dhe efikase.

 (Kosova Sot)

42 minuta më parë
24/04/18