Fakte rreth ushqimeve

  • 02 January 2018 - 10:59
Fakte rreth ushqimeve

U sjellim disa fakte me të vërtetë interesante që kanë të bëjnë me ushqimet

- Zinxhiri i dyqaneve të ushqimeve “McDonald” punëson më shumë se 1,5 milionë njerëz në mbarë botën.

- Pjesët e ndryshme të botës kanë edhe kuzhinë (ushqime) të ndryshme. Menyja dhe shprehitë ushqimore të vendeve të ndryshme varen nga faktorët socialë, fetarë, ekonomikë dhe të sigurisë, si dhe nga ajo se cilat ushqime mund të gjenden në atë vend.

- Shembuj të specialiteteve lokale që janë të famshme edhe më gjerë janë p.sh. kuskusi në Lindjen e Mesme, pitja me mollë në SHBA, peshqit pa pjekur në Japoni, djathi i Francës, pica e Italisë etj.

- Ekzistojnë rreth 2 000 lloje të ndryshme të bimëve, të cilat njerëzit i përdorin si ushqim.

- Kina është prodhuesi më i madh i hudhrës, me mbi 10 milionë tonë hudhra të prodhuara në vitin 2008, apo thënë ndryshe - ky vend prodhon më shumë se 75% të hudhrave që prodhohen në mbarë botën.

- India është prodhuesi më i madh i bananeve në botë, duke prodhuar afro 22 milionë tonë në vit.

- Njerëzit e sigurojnë ushqimin me mënyra të ndryshme, si p.sh. me bujqësi, gjueti, blegtori dhe peshkatari.

- Edhe pse njerëzit janë omnivorë (hanë edhe bimë, e edhe mish), shumë njerëz nuk konsumojnë peshq e mish. Të tillët quhen vegjetarianë. Edhe më të ashpër në dietën e tyre janë të ashtuquajturit veganët, të cilët nuk konsumojnë as vezë, qumësht, produkte të qumështit etj.

- Edhe pse pjesa më e madhe e ushqimeve tona kanë origjinë bimore dhe shtazore, ne konsumojmë edhe ushqime të tjera, sikur që p.sh. janë ushqimet e fermentuara.

- Zierja nënkupton përpunimin termik të ushqimeve. Me zierje dhe pjekje ushqimet bëhen më të përshtatshme për ne dhe e ndryshojnë shijen dhe aromën e tyre.

- Rreth 70 milionë njerëz në botë vuajnë nga helmimi me ushqim çdo vit, 7 milionë prej të cilëve përfundojnë me vdekje. Ruajtja adekuate e ushqimeve, kontrolli i temperaturës dhe përgatitja e ushqimit në mënyrë adekuate janë masat më efektive për parandalimin e helmimit me ushqim.

- Rreth 8% e fëmijëve dhe 2% e të rriturve kanë ndonjë alergji ushqimore. Ndër ushqimet që shkaktojnë më së shumti alergji janë kikirikët, gluteni dhe guaskat.

(Kosova Sot)