Historia e Formulës 1 - OK KIDS - Kosova Sot
Historia e Formulės 1

Historia e Formulės 1

Historia e Formula 1 ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, nga automobilat e rëndë të shekullit XIX deri te makinat fluturuese të mijëvjeçarit të ri. Gara e parë moderne e Formulës 1 u mbajt më 13 maj të vitit 1950, në Silverston, në Angli. Xhuzepe Farino me automobilin e tij “Alfa Romeo158” e mundi rivalin e tij më të madh, argjentinasin legjendar Huan Manual Fangio. Më pas, Fangio dominoi në skenën e garave gjatë tërë dekadës. Në vitin 1955, Fangio kaloi te “Ferrari”, gjë që edhe ndikoi në ngritjen e “Ferrarit”.

Ngjyra e viteve 1960 ishte e gjelbra britanike. “Team Lotus” i Kolin Çepmenit vuri standarde të reja për garat e Formulës 1. Kjo epokë karakterizohet nga talenti i madh i Xhim Klarkut, i cili hyri në histori me automobilin e tij “Lotus 33”.

Vitet 1970 filluan me të bëmat e brazilianit të ri Emerson Fitipaldi, i cili u bë vozitësi më i ri që e fitoi çmimin “Grand Prix” në historinë e Formulës 1. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe ai filloi të sfidohej nga Xhek Stjuart. Të dy së bashku mbizotëruan në skenën e Formulës 1 gjatë tërë gjysmës së parë të viteve 1970, deri sa “Ferrari” e filloi bashkëpunimin me Niki Laudën dhe Klej Ragaconin, pas pensionimit të Stjuartit.

Fillimi i viteve 1980 u karakterizua nga debatet e ashpra ndërmjet FISA-s (Federatës Ndërkombëtare të Vozitjes) dhe FOCA-s (Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave të Formula 1). Në vitin 1983 mori fund epoka e automobilave “me krahë”, për shkak të rregullave të reja të FISA-s. Në këtë kohë filloi epoka “turbo” e historisë së Formulës 1. Në këtë epokë dominuan Nelson Pike dhe MekLareni. Në këtë dekadë të historisë së Formulës 1 po ashtu në skenë dolën edhe Ajerton Sena dhe Alen Prost. Vitet 1990 filluan me famën e Senës, i cili e kishte një rival të vetëm - gjeniun Mihael Shumaher. Pas vdekjes tragjike të Senës në vitin 1994, Mihael Shumaher mbeti mbreti i vetëm i Formulës 1.

 (Kosova Sot)

23 orë e 18 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa