Historia e të gjithë filmave ‘Cinderella’: Nga 1899 deri më 2015

  • 03 August 2015 - 12:38
Historia e të gjithë filmave ‘Cinderella’: Nga 1899 deri më 2015

Nt/ Me publikimin në pritje të filmit të ri që ritregon historinë e së Përhiturës, ‘Cinderella’, është me rëndësi që të kthehemi një hap prapa dhe të kuptojmë një pjesë të historisë së kësaj përralle të vjetër.

 ‘Cinderella ‘(1899)

Filmi i parë i shkurtër i krijuar në historinë e kësaj përralle ishte një film francez i krijuar nga Georges Meiles. Filmi kishte pasur pak kritika dhe ishte konsideruar një dështim total në atë kohë.

‘Cinderella’ (1911)

Më 1911, përralla u prit me pak më shumë lëvdata dhe kishte Florence La Badie-n në rolin kryesor. Filmi pa zë ishte një hit me audiencën megjithëse kritikat ndryshonin shumë mes vete.

“Walt Disney's Cinderella” (1922 & 1950)

Filmi i parë i animuar në këtë seri ishte krijuar nga ‘Laugh-O-Gram’ me produksion të ‘Walt Disney’ më 1922. Filmi u publikua më 6 dhjetor dhe zgjaste 7 minuta në total.

Më 1950  ‘Disney’ e riimagjinoi filmin origjinal të animuar dhe e publikoi versionin e vet pa asistencë nga ‘Laugh-O-Gram’-i. Ky version ishte ai me të cilin shumica prej nesh jemi rritur dhe konsiderohet si një klasik i ‘Disney’-t, dhe një prej adaptimeve më të njohura filmike.

‘The Glass Slipper’ (1955)

‘The Glass Slipper’ u publikua në kohën kur muzika ishte më e popullarizuar në vitet e 50-a. Ky adaptim që u bë nga ‘MGM’, me regji të Charles Waters-it dhe produksion të Edwin H. Kopf-it, me muzikë nga Bronislau Kaper, i cili gjithashtu pranoi lëvdata për rikrijimin e tij të filmit ‘Mutiny on the Bounty’.

“Cinderella” (1957, 1965 & 1997)

Pas adaptimit muzikor, “Rodgers and Hammerstein” u desh të bënin një rikrijim (të parin nga të tre) më 1957. Ky film që u krijua për televizion kishte Julie Andreës-in në rolin e Cinderella-s dhe ishte adaptimi më i suksesshëm deri atëherë. Versioni i vitit 1957 pati audiencën më të madhe në histori (në kohën e premierës së vet) me totalin e 107,000,000 njerëzve që e kishin parë filmin. Më 1965 shfaqja muzikore e ‘Rodgers and Hammerstein’ u krijua përsëri dhe u publikua si film direkt në televizion, këtë herë me 18-vjeçaren Lesley Ann Warren në rol kryesor. Filmi ishte rishfaqur (me ngjyrë) çdo vit për 10 vitet e ardhshme.

Rikrijimi i vitit 1997, i versioneve të viteve 1955 dhe 1965, kishte në rol kryesor Brandy Norwood-in (e Përhitura e parë me ngjyrë), Whitney Houston-in, Jason Alexander-in dhe Whoopi Goldberg-un. Shfaqja muzikore u pranua shumë mirë nga shikuesit me publikimin e vetë direkt në televizion duke arritur më shumë se 60 milionë shikues në transmetimin e parë.

‘Ever After’ (1998)

‘Ever After’ ishte rikrijimi më i suksesshëm i historisë origjinale me adaptime të dukshme në përrallën origjinale. Kjo përrallë dukej sikur kishte një lloj përmirësimi femëror në krahasim me origjinalin dhe u prit me ngrohtësi edhe nga kritikët e filmit edhe nga shikuesit në kinema.

“Another Cinderella Story” (2008)

“Another Cinderella Story” ishte një rikrijim modern i përrallës origjinale me aktorët në role kryesore Selena Gomez-in dhe Dew Seely. Ky version ishte një rikrijim modern që mëshumë dukej si një komedi romantike sesa një vazhdim i filmit të vitit 2004 “A Cinderella Story” që nuk u pëlqye as nga kritikët as nga adhuruesit e filmit. Filmi i dytë u prit me shumë lëvdata gjë që rezultoi me një film të tretë “A Cinderella Story: Once Upon a Song”, që gjithashtu u konsiderua dështim edhe nga adhuruesit e filmit edhe nga kritikët.

 “Cinderella” (filmi i vitit 2015 )

Historia është shumë e ngjashme me adaptimin e animuar të “Disney”-t, të vitit 1950, me disa ndryshime. Në këtë version e Përhitura dhe Princi takohen para ballos së famshme. Në atë kohë ai i thotë që është thjeshtë një punëtor pallati i quajtur Kit. Ndrikulla Zanë është një personazh më i madh se në versionet e mëparshme, pasi që në fillim ajo është e maskuar si një lypëse e vjetër e cila kujdeset për të Përhiturën para se të zbulojë veten më në fund si një qenie magjike. (Kosova Sot)