Pse uji i detit është i njelmët? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse uji i detit është i njelmët?

Pse uji i detit është i njelmët?

Oqeanet dhe detet përbëhen nga 96,5% ujë të pastër. Pjesa e mbetur prej 3,5% përbëhet nga 75 elemente të tjera. Gjashtë elemente janë përgjegjëse për 99% të njelmësisë së ujit të detit. Ato janë: klori, natriumi, sulfuri, magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Pjesa më e madhe e njelmësisë së ujit vjen nga kloruri i natriumit (kripa e kuzhinës), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Prej nga vijnë këto elemente? Nga shpëlarja e gurëve që gjenden në tokë. Derisa gurët gërryhen, lumi bart kripërat dhe mineralet e tjera në dete dhe oqeane. Edhe vullkanet dhe burimet nëndetare lirojnë kripëra në oqean. Disa pjesë të oqeanit janë më të njelmëta se pjesët e tjera. 

(Kosova Sot)

11 orë e 57 minuta më parë
17/08/18