Disa gjëra që nuk i dini për ditëlindjet

  • 14 January 2018 - 15:13
Disa gjëra që nuk i dini për ditëlindjet

Kur nisi të festohet ditëlindja? Kush e këndoi i pari këngën “Happy Birthday”? A ka vërtet një marrëdhënie mes datës se lindjes dhe sëmundjeve? Cila është dita me më pak lindje? Po ajo me më shumë lindje? 10 kuriozitete për ditëlindjen të cilat duhet t’i dini kur të jeni duke shuar qirinjtë,transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas historianit francez Jean-Claude Schmitt, për herë të parë, festimi i një ditëlindje, ne këtë formë që bëhet edhe sot, është realizuar në vitin 1802. Kjo gjetje i njihet poetit të madh gjerman Gëte, i cili në këtë vit festoi për herë të parë 53-vjetorin e ditëlindjes se tij.

Sipas disa historianëve, mendohet se përdorimi i qirinjve në një ditë të tillë ka filluar të praktikohet që në Greqinë e Lashtë. Origjina është kulti i perëndeshës Artemida. Asaj i dërgonin ëmbëlsira që ndriçoheshin me qirinj që dhuratat të ishin të ndritshme si Hëna.

Kënga “Happy Birthday” që na shoqëron gjatë ditëlindjes, lindi në vitin 1893 nga Mildred dhe Patty Hill, “Happy Birthday”, fillimisht është kënduar nga nxënësit në një shkolle në Kentacky, përpara se ata të futeshin në klasë. Më pas, duke filluar popullaritet, kënga me vetëm 6 nota, u shndërruar në “Happy Birthday To You”, dhe filloi të simbolizonte ditën e lindjes. Interesant është edhe fakti që deri në dhjetor të vitit të këtij viti (2016), kjo këngë është e mbrojtur nga ligji i ruajtjes së të drejtave te autorit. Llogaritet qe mbi këtë baze, kjo këngë arkëton për autorët, pasardhësit e tyre, rreth 2 milion dollarë në vit. Kënga u bë akoma më e famshme kur u këndua shumë seksi nga Marilyn Monroe për presidentin amerikan John Kennedy.

(Kosova Sot)