Zgjidhja e misterit të kuzhinës

  • 16 January 2018 - 16:23
Zgjidhja e misterit të kuzhinës

Arsyeja pse rriten biskotat është një befasi shumë e madhe.

Çka ndodh brenda biskotave derisa ato piqen? Ato hyjnë në furrë si një brumë i trashë. Më pas soda e bukës i bën të ngrihen dhe xhepa të vogël të ajrit nga brenda brumit e bëjnë atë të rritet. Ky eksperiment e ekspozon misterin e brumit që rritet.

Çka ju nevojitet:

1 lugë e vogël sodë buke;

1 lugë e vogël tharm;

4 filxhanë të vogël për formësim;

2 lugë të mëdha me uthull.

Çfarë duhet të bëni:

Vendoseni sodën e bukës në një filxhan dhe  tharmin në një tjetër të ndarë. Shtoni uthull mbi të dy filxhanët në të njëjtën kohë. Shikoni se çka ndodh.

Çka ndodh?

Të dyja përzierjet do të mbushen me flluska dhe ajo që ka tharm do të bëjë më shumë zhurmë se ajo që ka sodë buke. Ja pse. Në të dy filxhanët, reagimet ndodhin mes dy familjeve kimike: bazave dhe acideve. Reaksionet lirojnë dyoksid karboni, i cili ka krijuar shumë flluska të vogla. Në një filxhan soda e bukës (një bazë që quhet bikarbonat natriumi) reagon me acidin acetik në uthull. Reaksioni kimik ndalon sapo të shfrytëzohet tërë acidi. Në filxhanin që ndodhet tharmi i bukës, i njëjti reagim kimik ndodh për shkak se ai përmban sodë buke. Por, soda e bukës gjithashtu përmban të pakën një lloj tjetër të acidit. Këto acide vijnë në formë të thatë që nuk reagojnë derisa përzihen me ujë. Kështu që pasi të shfrytëzohet tërë acidi acetik në uthull, acidet e tjera janë në gjendje të vazhdojnë të reagojnë me sodën e bukës për shkak të ujit në uthull. Pse përdorim edhe sodë buke edhe tharm buke? Një recetë duhet të ketë balancim mes acideve dhe bazave. Nëse të gjitha acidet dhe bazat nuk shfrytëzohen, atëherë ushqimi do të ketë shumë më shumë nga njëra prej tyre. Tepër acid jep shije të thartë. Tepër bazë jep shije të hidhur. Disa receta kanë përbërës acidik, si jogurti. Ato kanë nevojë për sodë buke për të shfrytëzuar tërë acidet. Ato kanë nevojë për tharm buke për ta bërë brumin të rritet pa tepricë të acidit ose bazës. (Kosova Sot)

(Kosova Sot)