Çfarë e bën lëvozhgën e vezës aq të fortë? - OK KIDS - Kosova Sot
Ēfarė e bėn lėvozhgėn e vezės aq tė fortė?

Ēfarė e bėn lėvozhgėn e vezės aq tė fortė?

A e keni menduar ndonjëherë se pse pulat nuk thyejnë vezën e tyre kur ulen mbi to? Sekreti fshihet në formën e vezës. Një vezë është shembulli më i mirë i shkathtësive që posedon natyra në ambalazhim. Nëse shtrëngoni të dyja anët e vezës, ajo nuk do të thyhet. Mirëpo, nëse e shtrëngoni në mes, ajo thyhet dhe bën namin. Nëse keni vërejtur nëpër dyqane ku shiten vezët se ato gjithmonë mbahen me fundin e tyre  dhe kurrë nuk vendosen në mënyrë horizontale. Edhe pulat kanë të njëjtën mënyrë kur ulen mbi vezë. Për të shkatërruar një objekt, forma e tij dhe materiali kanë rëndësi të veçantë.  Po ashtu lëvozhga e vesës është fragjile,  forma e saj interesante e bën atë edhe më të vështirë për t’u thyer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lidhja arkitektonike

Nëse keni vërejtur Taxh Mëhallën apo cilëndo xhami, do ta vëreni se kulmi ka formën kube. Në format e hershme arkitektonike, godinat dhe kulmet e mëdha horizontale duhej të mbaheshin nga një numër i madh i shtyllave. Në të vërtetë, kubi, në arkitekturë, është njëra ndër dizajnet më të forta.  

Një eksperiment i thjeshtë

Këtë mund ta testoni me një shembull shumë të thjeshtë. Merrni dy vezë, nëse provoni ta thyeni në mënyrën që ju shpjegua nuk do ta keni atë fat, përpos se nëse vezët i merrni, i ktheni në mënyrë horizontale, atëherë do ta keni shumë më të lehtë, përndryshe, lëvozhga e vezës do të mbetet e fortë, shumë e fortë. Shembull tjetër mund të jetë edhe nëse merrni dy vezë, i vendosni në formën vertikale. Atëherë mund të vendosni librin mbi to, mund të uleni dhe lirisht mund të qëndroni aty sa t’ju dojë qejfi, por kujdes të mos ndërrojnë pozitën, e të kthehen në pozitën horizontale, ngase atëherë s’ju mbetet tjetër vetëm  të pastroni dhe të blini një libër të ri.

madh i shtyllave. Në të vërtetë, kubi, në arkitekturë, është njëra ndër dizajnet më të forta.  

(Kosova Sot)

 

7 orë e 9 minuta më parë
21/02/18