A e dini se kur është dita më e gjatë e vitit ? - OK KIDS - Kosova Sot
A e dini se kur është dita më e gjatë e vitit ?

A e dini se kur është dita më e gjatë e vitit ?

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, dhe përkon pikërisht me të ashtuquajturin “Solistici i verës”, ku drita zgjat saktësisht 15 orë e 46 minuta. E këtë  vit, solstici ndodhi saktësisht në 1:09, duke dekretuar fillimin e verës boreale. Nga këndvështrimi astronomik, kjo do të thotë se Dielli, në lëvizjen e tij, mbërrin në distancën maksimale veriore nga Ekuadori.

Pra, sot ylli ynë bën itinerarin më maksimal që në përgjithësi përshkon gjatë gjithë vitit. Për të pasionuarit pas këtyre fenomeneve mjafton të vërehet dielli, që ka një diferencë të jashtëzakonshme e mahnitëse në pozicionin e vet, si gjatë lindjes, ashtu edhe në perëndim.

Ndërkohë, në hemisferën meridionale ndodhe kundërta, pasi aty 21 qershori përkon me solsticin e dimrit, ose më saktë dita më e shkurtër e vitit, me Diellin që është në lartësinë më minimale kundrejt horizontit.

(Kosova Sot)

6 orë e 3 minuta më parë
20/05/18