Balona që fryhet vetë

  • 05 August 2015 - 09:13
Balona që fryhet vetë

Niveli i klasës: nga klasa e katërt deri në klasë të shtatë

Lënda: Kimi

Objektivi: Filloni një reaksion kimik që do ta detyrojë balonën të fryhet vetë!

Pyetje për hulumtim:

Çka ndodh kur përzihet acidi me bazë?

Materialet:

Epruvetë

Uthull

Një balonë e vogël

Një hinkë

Një lugë sodë buke

Procedura eksperimentale:

Vendoseni epruvetën aty ku mund të qëndrojë në këmbë ose kërkoni nga një partner që ta mbajë për ju. Mbusheni deri në gjysmë me uthull. Merreni balonën dhe zgjateni mirë, sikur bëni kur dëshironi ta fryni me gojë. Përdoreni hinkën për të vendosur sodën e bukës në balonë. Me lehtësi tundeni balonën derisa e tërë soda e bukës të shkojë në fund. Sigurohuni që të mos derdhet soda në epruvetë, me kujdes zgjateni hapjen e balonës derisa ajo të vendoset plotësisht mbi hapjen e epruvetës. Nëse nuk i qëndron ngushtë, kjo do të thotë që keni zgjedhur një balonë tepër të madhe dhe duhet ta zëvendësoni me një më të vogël. Sapo të lidhet balona me epruvetën ngriheni pjesën tjetër të balonës ashtu që soda e bukës të bie në uthull. Mund ta tundni nga pak sa për t’u siguruar që e tërë sasia të bie poshtë. Shikoni se si fryhet balona! Ajo që është duke ndodhur në këtë rast, është reaksioni mes uthullës, një acid, me sodën e bukës, një bazë. Kur përzihen këto dy substanca ju fitoni një acid karbonik, i cili është jostabil dhe dekompozohet (ndahet) për t’u bërë dyoksid karboni (gasi që e mbush balonën) dhe ujë. Pasi që dioksidi i karbonit është shumë më pak i dendur se ajo që ju përdorni për ta krijuar atë, ai mundohet të zgjerohet dhe balona është mjaftueshëm elastike sa për ta lejuar ta bëjë këtë.  (Kosova Sot)