Perse pellumbi simbolizon paqen?

  • 05 February 2018 - 15:22
Perse pellumbi simbolizon paqen?

Pëllumbi dhe në veçanti pëllumbi i bardhë njihet nga të gjithë popujt si mjeti më i përsosur për të simbolizuar paqen. Pavarësisht thashethemeve dhe miteve apo legjendave sipas Dhiatës së Vjetër të shkrimeve të shenjta (ose e njohur ndryshe Bibla), Noeja dërgoi pas përmbytjes një pëllumb të bardhë me synimin për të gjetur tokë të thatë.raporton Gazeta Kosova Sot

Pëllumbi u kthye pas pak kohe duke mbajtur në sqepin e tij një degë të njomë ulliri, shenjë që ujërat ishin tërhequr dhe se qetësia dhe paqja ishin kthyer në tokë. Por është për të përmendur se përveç pëllumbit paqen e simbolizon edhe dega e ullirit.

(Kosova Sot)