Përse hapim gojën?

  • 06 February 2018 - 14:23
Përse hapim gojën?

Zakonisht ne hapim gojën kur jemi të lodhur dhe të mërzitur dhe me siguri frymojmë ngadalë dhe jo thellë. Në këto raste, sistemi automatik i trurit nxjerr një frymë të thellë, kjo quhet hapagojë.

Ky kontroll automatik dirigjohet nga një pjesë e trurit, puna e të cilit është ta kontrollojë nivelin e dyoksidit të karbonit në gjak. Kur niveli i dyoksidit të karbonit rritet, atëherë ky sistem automatik e rrit tempon e frymëmarrjes për ta nxjerrë dyoksidin e karbonit më shpejt nga trupi.

Mund të tingëllojë paksa e çuditshme që frymëmarrja të jetë e kontrolluar, sepse në kushte normale ne mund të vendosim, nëse dëshirojmë te frymojmë më shpejt apo më ngadalë. Mirëpo, shumicën e kohës ne frymojmë pa vullnetin dhe vetëdijen tonë, ndaj në këto raste sistemi automatik e bën punën e tij.

(Kosova Sot)