Pse mbeten balonat pa ajër?

  • 11 February 2018 - 10:05
Pse mbeten balonat pa ajër?

 

Goma është më e dendur se shumë materiale tjera.

Por megjithatë ka vrima shumë të vogla, që janë aq të vogla sa ajri del prej tyre ngadalë. Disa gazra rrjedhin nëpërmjet gomës më shpejt se të tjerët, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Hidrogjeni dhe heliumi janë gazra që përbëhen nga molekula të vogla që mund të dalin nëpërmjet vrimave të vogla më lehtë se molekulat më të mëdha të azotit dhe oksigjenit, gazrat kryesore që përbëjnë ajrin.

Heliumi rrjedh nga balona e gomoz më shpejt se ajri. Me kalimin e kohës balona e fryrë do të humb ajrin ashtu si balona e shfryrë në të djathtë.

(Kosova Sot)