Historia e skijimit - OK KIDS - Kosova Sot
Historia e skijimit

Historia e skijimit

Historia e lëshimit dhe skijimit me vrapim

Edhe pse historia e skijimit është disi e errët, historianët i njohin mirë të dhënat themelore të saj. Lloji i parë i skijimit ishte ai me vrapim, i cili më pas evoluoi në skijim me lëshim.

Skitë e para

Besohet se skijimi ka evoluuar nga ecja me këpucë skijimi në Evropën Veriore dhe në Azi. Skijimi është paraqitur para mijëra vitesh, meqë skitë më të vjetra janë gjetur në Francë dhe Zvicër, të cilat vlerësohet të jenë 5 000 vjet të vjetra.

Skitë mendohet se e kanë prejardhjen nga mbathjet për të ecur nëpër borë, të cilat e kishin edhe shtojcën për ruajtjen e balancës. Skijimi ishte mënyrë e transportimit dhe fakti se lidhëset e skive të para nuk ishin të lidhura fort, tregon se skitë e para ishin të llojit të vrapimit me ski, meqë ato lidhëse nuk do të mund ta siguronin skijimin me lëshim.

Historia e skijimit me lëshim

Skijimi me lëshim u paraqit më vonë, në një kohë më moderne. Në vitin 1850, norvegjezi Sondre Norheim e kishte bërë një lidhëse mështekne, e cila u mundësonte skitarëve që të skijonin pa pasur frikë se do t’u binin skitë. Me gjasë, lidhëset e Norheimit ishin lidhëset e para të shtrënguara, të cilat ofronin një kontroll më të madh sesa skitë me lidhëse lëkure. Edhe pse edhe njerëz të tjerë para tij kishin bërë lidhëse të ngjashme, e veçanta e Norheimit ishte se ai i shoqëroi këto lidhëse me ski më të shkurtra, të lakuara, të cilat i mundësuan atij që të fitojë në garën e parë të skijimit me lëshim në Norvegji. Pjesa më e madhe e historianëve besojnë se metoda e skijimit e Norheimit është e ngjashme me metodën e sotme të skijimit.

Lidhëset e Zdarskit  

Më vonë, në vitin 1896, Matias Zdarski kishte shpikur lidhëse edhe më të shtrënguara, të cilat u mundësonin skitarëve që të bënin kthesa më të mëdha. Bashkimi i lidhëseve të Zdarskit dhe teknika e tij e kthimit të njërës ski në kënd, për ta kontrolluar shpejtësinë, çoi deri te zhvillimi i skijimit me lëshim. Me përmirësime gjithnjë e më të shumta, skijimi erdhi duke u bërë një aktivitet i popullarizuar, me të cilin merremi edhe ne sot.

(Kosova Sot) 

20 orë e 18 minuta më parë
24/06/18