Zogjtë që ushqehen me puplat e tyre

  • 11 February 2018 - 10:11
Zogjtë që ushqehen me puplat e tyre

 

Ne të gjithë e dimë se zogjtë i përdorin puplat e tyre për ta ndërtuar folenë. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë për një zog që i ha puplat e veta?

Bëhet fjalë për një zog që jeton mbi ujëra dhe në anglisht quhet “grebe”. Ai i ha puplat e veta dhe me to i ushqen edhe të vegjlit. Natyrisht, ata i hanë puplat e buta, të reja.

Shkencëtarët besojnë se kjo shprehi e ngrënies së puplave, që haset te ky zog, lidhet me mënyrën e nxjerrjes së mbeturinave të ushqimit.

Ky zog e ka një sistem unik ekskretor. Ky zog, dy-tri herë në ditë, i nxjerr nga goja edhe pjesët e patretura të ushqimit, në formë të topthave. Ushqimi kryesor i këtij zogu janë peshqit, prandaj ushqimet e patretura përbëhen kryesisht nga eshtrat e peshqve dhe parazitët e zorrëve.

Për këtë zog është me rëndësi që t’i nxjerrë këta parazitë jashtë, përndryshe do të sëmurej.

Sipas shkencëtarëve, puplat e lehtësojnë nxjerrjen e mbeturinave të ushqimit.

Puplat e këtij zogu janë të buta në prekje dhe kanë ngjyrë të zezë, apo të hirtë.

Një karakteristikë tjetër unike e këtyre zogjve janë gishtat e këmbëve. Ata janë të bashkuar, duke e formuar një rrjet në pjesën e poshtme. Kjo formë e këmbëve e lehtëson notimin e këtij zogu. Ky zog është një notues i mrekullueshëm.

Zogu “grebe” e ndërton folenë e tij në bimët që rrinë pezull në ujë, ku çelin 2 - 10 vezë.

Si mashkulli, po ashtu edhe femra rrinë mbi vezë për t’i çelur ato dhe përkujdesen për zogjtë e vegjël. Ekzistojnë rreth 18 deri 20 specie të këtij zogu, që jetojnë në vende të ndryshme, disa prej të cilave janë të rrezikuara.

(Kosova Sot)