Përse disa kafshë e durojnë të ftohtit më shumë se njerëzit?

  • 11 February 2018 - 10:17
Përse disa kafshë e durojnë të ftohtit më shumë se njerëzit?

 

Ka disa kafshë që e durojnë më shumë të ftohtit në krahasim me njerëzit.

Shumica e kafshëve që jetojnë nëpër vise tropikale nuk do ta duronin borën, edhe nëse ushqim do të kishte me bollëk. Mendoj se jeni duke menduar për ariun polar dhe lopën e detit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Trupi i tyre është i ndërtuar për ta duruar të ftohtit. Jashtë e kanë një gëzof apo shtresë që i mbron nga të ftohtit. Dhe shumica prej tyre, që jetojnë në vise të ftohta, kanë shprehi të ndryshme të jetës, e cila atyre u jep shumë dobi.  Janë disa vende në Amerikën veriore ku njerëzit do të mund të jetonin pa rroba apo shtëpi që do t’i mbante të ngrohtë ata.

Lëkura jonë është e hollë dhe nuk ka shumë shtresa. Por, ne kemi mësuar si ta mbrojmë veten tonë dhe të jetojmë në shkretëtira, në vise polare, në sipërfaqe të oqeanit, bile edhe në hapësirë. A mund të mendosh ndonjë kafshë tjetër, e cila mund të përshtatet me të klimat e këtilla? Pra, kjo është arsyeja se pse asnjë kafshë nuk kishte shkelë në Hënë para Nil Armstrongut.  

(Kosova Sot)