Fakte interesante për Leopardin - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante për Leopardin

Fakte interesante për Leopardin

-Si pjesë e familjes së maceve, trupi i leopardit është i ndërtuar për gjueti. Ata janë kafshë të vetmuara, që bëjnë gjah natën dhe shpesh e marrin ushqimin me vete mbi pemë për ta ruajtur atë.

-Leopardët bëjnë pjesë në familjen ‘Felidae’ të maceve. Emri shkencor për leopardin është ‘Panthera Pardus’.

-Leopardët janë të mirënjohur për lëkurën e ngjyrosur me ngjyrë të artë dhe ngjyrë krem, me lara, por disa leopardë kanë lëkurë të zezë me lara të zeza. Këta leopardë të zinj shpesh ngatërrohen me pantera.

-Leopardët e rritur janë kafshe vetmitare. Secili leopard i rritur ka territorin e vet ku jeton, dhe  megjithëse ata ndajnë pjesë të tij, ata mundohen të shmangin njëri-tjetrin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-Trupi i leopardit është i ndërtuar për të bërë gjah. Ata kanë trupa të shëndetshëm, të fuqishëm dhe mund të vrapojnë me shpejtësinë 57 km në orë. Ata janë gjithashtu edhe notues dhe ngjitës të mirë dhe mund të kërcejnë në distanca të mëdha.

-Bishti i leopardit është po aq i gjatë sa tërë trupi i tij. Ai ndihmon me balancimin dhe ia mundëson atji që të kthehet shpejtë në kthesa të ashpra.

-Leopardët janë kryesisht kafshë nate, pasi që bëjnë gjah natën.

-Leopardët mbrojnë ushqimin e tyre nga kafshët e tjera duke e marrë me vete lartë në pemë. Një leopard zakonisht e lë prenë e tij mbi pemë deri në tri ditë, dhe kthehet vetëm kur është i uritur.

-Leopardët femra lindin të vegjlit me dy apo tre këlysh përnjëherë. Deri në kohën kur këlyshi mbush 2 vjet qëndron me nënën, më pas do të largohet dhe do të jetojë vetëm.

-Kur një femër leopard është e gatshme për shumim, ajo do të fërkojë trupin e saj nëpër pemë të ndryshme për të lënë aromën e saj aty. Leopardët më pas e nuhasin aromën e femrave dhe e dijnë që ajo është e gatshme për t’u çiftëzuar.

-Disa njerëz besojnë që eshtrat dhe mustaqet e leopardëve mund të ndihmojnë në shërimin e njerëzve të sëmurë. Shumë leopardë vriten çdo vit për të marrë lëkurën e tyre dhe pjesët e ndryshme të trupit, e kjo është arsyeja pse leopardi është bërë një specie në rrezik për zhdukje. Derisa më parë ata gjendeshin në disa zona të ndryshme të botës, habitati i tyre është zvogëluar në disa pjesë të Afrikës me numra të paktë të tyre ëshë në Indi, Pakistan, Malajzi, Kinë dhe Indokinë.

(Kosova Sot)

1 minuta më parë
20/06/18