Fakte interesante të çuditshme - OK KIDS - Kosova Sot
Fakte interesante të çuditshme

Fakte interesante të çuditshme

-Gjuha e balenës së kaltër peshon më shumë se një elefant.

-315 shënime në fjalorin e “Websterit” të vitit 1996 ishin të shkruara gabimisht.

-Embrionet e peshkaqenit tigër luftojnë mes vete në barkun e nënës së tyre. Ai që fiton del në këtë botë.

-Brus Li ishte aq i shpejtë, saqë duhej të ngadalësohej filmi në mënyrë që të shihen lëvizjet e tij. Normalisht bëhet e kundërta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

-111,111,111 x 111,111,111 = 12,345,678,987,654,321

-Për shkak të efektit të gravitacionit, pesha juaj bëhet pak më e vogël kur e keni hënën mbi kokë.

-Çdo ditë në SHBA hahen rreth 75 akra picë.

-Bambuja mund të rritet deri në 1 metër gjatë 24 orëve.

-Uinston Çerçil kishte lindur në një dhomë grash gjatë një vallëzimi.

-Nevojiten 1,200 000 mushkonja për ta thithur tërë gjakun e njeriut.

-Fjala "Bookkeeper" është e vetmja fjalë e anglishtes që ka tri shkronja të dyfishta njëra pas tjetrës.

-Vendi me emrin më të gjatë në botë është Taumatawhakatangihangakoauauotamateapokaiwhenuakitanatahu, që ka 85 shkronja. Bëhet fjalë për një kodër të lartë 305 metra që gjendet në afërsi të Porangahaut, në Zelandë të Re.

-Peshkaqenët mund të jetojnë deri në 100 vjet.

-Ju rriteni çdo natë rreth 8mm gjersa jeni duke fjetur, pra, matuni një natë para se të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot)

 

1 orë e 57 minuta më parë
22/09/18