Si u zbulua akullorja ?

  • 21 February 2018 - 15:05
Si u zbulua akullorja ?

Nuk është e lehtë t’i gjejmë “babain” akullores. Disa e kërkojnë te Bibla ku shkruhet se Isaku i ofroi Abrahamit qumësht dhie të përzier me borë. Të tjerë përkundrazi ia veshin romakëve të lashtë që i përdornin desertët e ftohtë., raporton Gazeta Kosova Sot

 Megjithatë duhen pritur vitet Pesëqind për të folur për triumfin e këtij ushqimi të veçantë. Risia e shijshme i detyrohet arkitektit Bernardo Buontalenti. Një tjetër pasues i madh i akullores qe një njeri i nderuar, Francesco Procopio dei Coltelli që, kur u shpërngul në oborrin parisien të Mbretit Diell hapi të parin dyqan akulloreje të historisë që njihet ende sot me emrin Kafe Prokopi. Por historia moderne e këtij ushqimi joshës nis zyrtarisht kur italiani Filippo Lenzi, në fund të shekullit XVIII, hapi dyqanin e akulloreve në tokën amerikane.

 Akullorja e parë industriale me shkop, il Mottarello lindi në Itali në vitin 1948. Menjëherë më pas, në vitet 50, mbërrin kaushi i parë industrial Cornetto-ja mitike. Në vitet ’70 me përhapjen e frigoriferit shtëpiak u pagëzua kutia e formatit familjar, il Barattolino, për të mbërritur më pas te biskota e parë e famshme e shndërruar në akullore suksesi, dyngjyrëshja Ringo.

(Kosova Sot)