A e dini se në cilin qytet nuk ka rënë as një pikë shi

  • 27 February 2018 - 15:14
A e dini se në cilin qytet nuk ka rënë as një pikë shi

Çdo pjesë e botës fsheh gjëra interesante. Këto janë faktet më interesante nga të gjitha anët e botës,raporton Gazeta Kosova Sot

Amazona: Xhungla në Amazon prodhon më shumë se 20 përqind të oksigjenit në botë.

Kanada: Kanadaja ka më shumë liqene se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. Kanada në gjuhën indiane (gjuha e indianëve të amerikës) do të thotë “fshat i madh”.

Stamboll, Turqi: Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet ndërmjet dy kontinenteve.

Los Angeles: Emri i plotë i qytetit të Lejkersave është: El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles de Porciuncula. Amerikanët shkurtimisht e thërasin L.A.

Ohio (shq. Ohajo): Në Ohajo nuk ekzistojnë liqene natyrale, të gjitha janë të bëra artificialisht.

Romë: Qyteti i parë që ka aritur popullsi prej 1 million njerëz është Roma, Itali në vitin 133 p.e.s.. Po ashtu ekziston qytet me emrin Romë në cdo kontinent.

Siberi: Në Siberi ndodhen më shumë se 25% e pyjeve nga të gjitha pyjet e botës.

Shkretëtira Sahara: Në shkretëtirën Sahara ekziston një qytet me emrin Tidikelt në të cilin nuk ka rënë as një pikë shiu në 10 vitet e fundit.

Spanjë: SPAIN do të thotë ‘vendi i lepujve’.

(Kosova Sot)