Prej nga vie rëra? - OK KIDS - Kosova Sot
Prej nga vie rëra?

Prej nga vie rëra?

Rëra është e përbërë nga gurët që janë thyer në copëza të vogla.

Një pjesë e rërës bartet nga lumenjtë, uji i të cilëve i merr me vete gurët, të cilët thyhen nga përplasja apo nga erozioni i ujit dhe shndërrohen në rërë.

Pjesa tjetër e rërës formohet nga oqeanet, valët e të cilëve e hudhin rërën në breg të detit.

Pra valët e detit ndihmojnë që rëra të mos hargjohet.

(Kosova Sot)

9 orë e 30 minuta më parë
25/09/18