Gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Majamit - OK KIDS - Kosova Sot
Gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Majamit

Gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Majamit

1. Qyteti i Majamit e ka marrë emrin nga njëri prej fiseve vendase që ka jetuar në atë regjion në vitet e 1600-a dhe 1700-a – ‘Mayaimi’.

2. Ky vend zyrtarisht ishte bërë qytet në vitin 1896 kur një biznesmene lokale, Julia Tuttle, e kishte inkurajuar një miliarder që ta zgjeronte aktivitetin e vetë të hekurudhave edhe në këtë qytet, duke bërë që Majami të bëhej qyteti i vetëm i madh në SHBA që është themeluar nga një femër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Vendi në të cilin është inkorporuar plazhi i famshëm i Majamit, gjë kjo që ka ngjarë në vitin 1915, nuk ka qenë gjë tjetër pos një rrip rëre, ku ishin hapur kanale më të thella të ujit dhe hapësirës i ishte shtuar dhe për ta bërë të banueshme.

4. Për shkak se rëra në plazhin e Majamit ‘zhduket’, në plazh vazhdimisht duhet dërguar rërë e re, pasi që, sipas ekspertëve, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë banorët mund ta pësojnë shumë keq në rast të goditjes nga ndonjë stuhi.

5. Rreth 14.5 milionë njerëz e kanë vizituar Majamin në vitin 2014 dhe bazuar në të dhënat momentale, Majami e ka hotelerinë e katërt më të zhvilluar në SHBA, pas Oahut, San-Franciskos dhe Nju-Jorkut.

6. Porti i Majamit është i njohur edhe si Kryeqyteti i Limaneve në Botë, pasi që u shërben afërsisht pesë milionë pasagjerëve në vit.

7. Majami ka më shumë se 800 parqe në përgjithësi dhe është qyteti i vetëm në SHBA që është i rrethuar nga dy parqe kombëtare.

8. Restoranti i parë ‘Burger King’ është hapur në Majami në vitin 1954 dhe hamburgeri i famshëm i kësaj kompanie atëbotë ishte shitur për 37 centë.

9. Ndonëse Majami njihet për plazhet e panumërta e tejet tërheqëse, në këtë qytet gjendet edhe njëri nga klubet më të mëdha të skijimit në SHBA.

10. Qendra e qytetit ka më së shumti banka ndërkombëtare në krahasim me të gjitha qytetet tjera në SHBA.

11. Temperaturat mesatare në Majami gjatë stinës së dimrit sillen nga 15-23 gradë Celsius, duke bërë Majamin qytetin më të nxehtë në SHBA gjatë sezonit dimëror.

12. Bazuar në të dhënat për motin, atëherë nuk është për t’u habitur fakti që çdo vit, mesatarisht nga 22.000 njujorkezë e lënë Nju-Jorkun për t’u bartur në Majami.

13. Në historinë e Majamit ka rënë borë vetëm një herë, kur fjollat e borës ishin vërejtur më 19 janar të vitit 1977. Andaj, gjasat që në Majami të ketë borë për Krishtlindje janë më pak se 1 për qind.

14. Aeroporti Ndërkombëtar i Majamit siguron një nga katër punë në ekonominë lokale. 

(Kosova Sot)

13 orë e 21 minuta më parë
20/09/18