Si e cakton termometri temperaturën? - OK KIDS - Kosova Sot
Si e cakton termometri temperaturën?

Si e cakton termometri temperaturën?

Një termometër i zakonshëm është një gyp i tejdukshëm që përmban alkool. Një ngjyrë në alkool (zakonisht e kuqe) na ndihmon të shohim nivelin e alkoolit në gyp. Si shumica e materialeve, alkooli bymehet (merr më shumë hapësirë) kur nxehet dhe tkurret kur ftohet. Alkooli bymehet dhe tkurret më shumë se shumica e materialeve të tjera. Kështu që shumë më lehtë mund të shohim dallimin në nivelin e alkoolit kur ka ndryshime të vogla në temperaturë. Për të shënuar një shkallë në një termometër të ri, fillojmë me temperaturat e njohura. Për shkallën e Fahrenheit-it ne e dimë që niveli i alkoolit kur akulli ngrihet qëndron në 32 shkallë. Kur termometri është në ujë që vlon, alkooli shënon 212 gradë.  E njëjta vlen edhe për gradë Celsius, por në pikën e ngrirjes alkooli shënon nivelin 0 gradë kurse në pikën e vlimit 100 gradë Celsius.

(Kosova Sot)

15 orë e 8 minuta më parë
19/06/18