Disa fakte për tokën

  • 08 March 2018 - 14:03
Disa fakte për tokën

Toka është planeti i tretë në sistemin diellor, ndërkaq sipas largësisë nga Dielli është e pesta për nga madhësia. Edhe pse tërë jetën jetoni në këtë top të mrekullueshëm të kaltër – a keni pyetur ndonjëherë se sa dini vërtet për të?,raporton Gazeta Kosova Sot Online

Toka është i vetmi planet në Sistemin diellor në të cilin ka pllaka tektonike.

Vlerësohet që temperatura në brendësinë e Tokës është midis 5.000 dhe 7.000 gracë celsius.

Nuk është për t’u çuditur që astronautët e quajtën Tokën ‘planeti i kaltër’, duke pasur parasysh që rreth 70% e sipërfaqes është e mbuluar me ujë.

Pothuajse i tërë uji në Tokë është i njelmët, përkatësisht 97%!

 90% e të gjitha vullkaneve aktive ndodhin në oqeane.

 99% e arit gjendet në bërthamën e Tokës. Sikur të mund të nxirrnim këtë ar dhe të mbështillnim me të planetin, do të fitonim shtresën e arit të lartë 1.5 metra.

Çdo ditë, në Tokë lindin rreth 200.000 njerëz, ndërkaq, sipas disa vlerësimeve, deri tani në planet kanë jetuar 106 miliardë njerëz. Çdo sekondë vdesin dy njerëz.

 Sipërfaqja e Tokës është 510.065.284 km katrorë. Kontinenti më i madh është Azia e cila përfshin 44.309.978 km katrorë (30% të sipërfaqes së përgjithshëm tokësore). Shteti më i madh është Rusia e cila ka rreth 12% të sipërfaqes tokësore.

 Dita e planetit të Tokës apo Dita e Tokës (angl. Earth Day) shënohet çdo 22 prill në më shumë se 15 shtete të botës.

(Kosova Sot)